Komuna e Vushtrrisë nënshkruan kontratat me 25 përfituesitë e serrave

 

Komuna e Vushtrrisë, përkatsisht Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka përzgjedhur 25 fermerë,nga 120 aplikues, si përfitues të serrave, me të cilët sot u nënshkruan kontratat.
“ Kam kënaqësinë që sot jemi mbledhur këtu që të nënshkruajmë kontratat me juve, përfituesitë e serrave. E dini që ka qenë një konkurrencë tejet e madhe për këtë fushë, por shpresoj se komisioni e ka bërë më të mirën në përzgjedhjen e juaj “, ka thënë Arta Haxhaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Ekonomi,Bujqësi , Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Ajo ka thënë se qëllimi i projektit për dhënien e serrave është që të bëhën hapa përparues në zhvillimin e bujqësisë, duke ndihmuar njëkosisht fermerët në përmirsimin e kushteve ekonomike.
Haxha tha se projekti për 25 serra , 10 prej të cilave për hapësirën prej gjysmë ari tokë bujqësore, ndërkaq 15 të tjera për nga një ari tokë, i ka kushtuar Komunës 40 mijë euro, ndërsa nga fermerët participimi është 8.000€. Sipas kontratës të nënshkruar sot, përfitueseve në mes të tjerash nuk i lejohet shitja apo tjetërsimi i serrës, kurse implemetimi do të monitorohet në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT