Komuna e Vushtrrisë do t’i rregulloj disa terene sportive nëpër shkolla

     

    Në disa shkolla të Komunës së Vushtrrisë së shpejti do të fillojnë punët për përmirësimin e terreneve sportive dhe rregullimin e oborreve të shkollave, ka bërë të ditur komuna.

    Për këtë qëllim Komuna e Vushtrrisë, përkatsisht Drejtoria Komunale për Arsim kanë ndarë mjete për projektet që do të mundësojnë kushte më të mira që nxënësit të merren me aktivitete sportive, mirëpo njëkohësisht të kenë edhe hapësira më atraktive dhe moderne në shkollat ku ata mësojnë.

    Shkollat të cilat do të “përfitojnë” teren sportive nga komuna janë shkollat SHMU I dhe SHMU II në qytet dhe shkollat fillore “ Jusuf Gërvalla “ në Dumnicë dhe ajo “ Mustafë Shuti “ në Oshlan./Drenicapress/