Komuna e Vushtrrisë dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Agjensinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID-in).

Ky Memorandum që u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe drejtori i USAID-it për Kosovë, James Hope, parasheh projektet e USAID-it për komunën e Vushtrrisë, e cila është përzgjedhur në mesin e 16 komunave të Kosovës, do të fokusohen në rritje ekonomike, demokraci dhe qeverisje të mirë, me qëllim të arritjes së sigurisë,në forcimin e bashkëpunimit të komunikimit ndëretnik, krijimit të mundësive për bisnes dhe punësim, përmirsimin e shërbimeve komunale ,do të mundësoje në përmirësimin e gjendjes në arsim, shëndetësi dhe ngritjen e kualitetit të gjithmbarshëm të jetës të qytetarëve të komunës së Vushtrrisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT