Komuna e Skenderajt u siguron transportin nxënësve të shkollave të mesme dhe të ulëta

Drejtoria për Arsim e Komunës së Skenderajt ka njoftuar se ka marrë vendim për mbështetje financiare për të siguruar transportin e nxënësve të shkollave të mesme dhe të ulëta të komunës së Skenderajt, me qëllim që të ndihmohen nxënësit në procesin e mësimnxënies.

Për këtë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar se arsimi është prioritet i qeverisjes lokale, fushë kjo që zgjon vazhdimisht interesin tonë, për të mbështetur pa kursyer asgjë, në funksion të ngritjes së cilësisë dhe për t’i ofruar secilit mundësinë e shkollimit.

“Pas ndarjes së bursave për 111 studentë, vetëm pak ditë më parë, tashmë kemi marrë një tjetër vendim për t’i mbështetur 279 nxënësit e shkollave të mesme, duke ndarë mjete financiare për transportin e tyre shtëpi – shkollë dhe anasjelltas”, ka thënë kryetari Nura.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT