Komuna e Skenderajt subvencionon fermerët kultivues të mjedrës

Komuna e Skenderajt ka subvencionuar fermerët më mjedra dhe pasisje e preparate për kultivimin e saj.

30 farmerë të Skenderajt kanë përfituar nga subvencionimi në këtë fushë, duke shfrytëzuar mundësinë e kultivimit të mjedrës dhe rritjes se parcelave mbjellëse me mjedër.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Musa Lushtaku ka sqaruar se përfitues të subvencioneve në bujqësi të ndara nga Komuna e Skenderajt janë 30 fermerë, të cilët kanë përfituar në mbjelljen e nga 20 ari me mjedër cilësore.

Fermerët kanë përfituar nga 2000 fidane si dhe paisje përcjellëse si: rezervuar uji, sistem të ujitjes, pleh artificial dhe psesticide.

“Edhe ne edhe fermerët jemi të kënaqur me cilësinë e fidaneve dhe me gjithë procesin e subvencionimit në këtë fushë, duke pasur parasysh edhe interesimin e madh dhe participimin e vetë farmerëve”, tha Lushtaku, transmeton Klan Kosova.

Komuna e Skenderajt këtë vit ka ndarë një shumë prej 45 mijë eurosh për këtë qëllim, ndërsa fermerët përfitues kanë participuar në vlerë të pëgjithshme prej 9 mijë eurosh.

Në Drejtorinë e Bujqësisë shprehen shumë të kënaqur me cilësinë e fidaneve të mbjellura nga farmerët, si dhe me punën që po bëjnë ata në kultivimin e saj.

Sipërfaqja e përgjithshme e mbjellur me mjedër në Komunën e Skenderajt vetëm në këtë vit është 6 hektarë dhe të gjitha punët në procesin e mbjelljes kanë shkuar shumë mirë, sipas ekspertëve.

Në Skenderaj  që disa vite funksionon edhe fabrika për përpunimn e bimëve mjeksore-natyrale, e cila ju sigron farmerëve kultivues shitje të sigurt të produkteve të kësaj natyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT