Komuna e Skenderajt shpall konkurs për katër vende të lira pune (FOTO)

Komuna e Skenderajt ka shpallur konkurs për katër vende të lira pune, për punëtor teknik në këto shkollla: 1. Punëtor teknik – në Shfmu “Halit Geci ” – Llaushë, Punëtor teknik – në Shfmu “Halit Geci” – Llaushë, Punëtor teknik – në shfmu “Vëllezërit Frashëri” – Qubrel,  Punëtor teknik – në shfmu “ Dëshmorët e Qyqavicës” Qirez., përcjellë Drenica Press.

Kliko KËTU për të parë konkursin

Më poshtë e gjeni konkursin e plotë të shpallur nga Komuna e Skenderajt:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Pozita: Punëtor teknik
1. Punëtor teknik – në Shfmu “Halit Geci ” – Llaushë
2. Punëtor teknik – në Shfmu “Halit Geci” – Llaushë
3. Punëtor teknik – në shfmu “Vëllezërit Frashëri” – Qubrel
4. Punëtor teknik – në shfmu “ Dëshmorët e Qyqavicës” Qirez
Koeficienti : 4.0
Lloji i vendit të punës: me orar të plotë
Numri i pozitave: katër (4) ekzekutues
Detyrat kryesore të punës :
 Të pastrojë dhe mirëmbajë të gjitha ambientet e shkollës, të mirëmbajë dhe pastrojë
sipërfaqet e gjelbëruara të shkollës.
 Të ruajë mirë pasurinë e institucionit edukativo-arsimore dhe ta përdorë atё me kujdes.
 Tё identifikojë, tё evidentojë, tё llogarisë dhe të planifikojë në afate periodike, tё caktuara
nga drejtori, shpenzimet qё krijohen me amortizimin ose harxhimin e mjeteve tё punës.
 Të mirëmbajë objektin, të kujdeset për shpenzimet e lёndёve djegëse, ruajtjen e pajisjeve pёr
mirëmbajtje tё higjienës dhe, sipas nevojës, t’ia prezantojë drejtorit planifikimin e përgjithshëm
tё shpenzimeve tё institucionit edukativo-arsimor për çështjen e higjienës.
Kushtet:
– Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës
– Të kenë të mbaruar Shkollën e Mesme
– Përvoja e punës e preferuar
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Aplikacioni
– Diploma e shkollimit
– Certifikatën që nuk është nën hetime
– Letërnjoftimin (kopje)
Konkursi në web-faqen e komunës hapet nga data 24.01.2022 deri me datën 07.02.2022, afati i
konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen
zyrtare të Komunës së Skenderajt.
Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr.13.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT