Komuna e Skenderajt nuk lejon të mbaj takim PDK e Sami Lushtakut në Palestren e sportit, ndërkaq Bekim Jasharin po (FOTO)

Komuna e Skenderajt gjatë ditës së djeshme ia preu shiritin Palestrës Sportive në Skenderaj, ku ky projekt kishte filluar të ndërtohet në Qeverisjen Lushtaku e donator në ndërtimin e kësaj palestre ishte Ministria e Kulturës. Punimet u zhvilluan për disa vite me një dinamikë te ngadaltë. Por kjo palester sportive u bë mollë sherri mes PDK së në Skenderaj dhe Idealit të Bekim Jasharit. Pasi të dy partitë kërkuan që takimin përmbyllës të fushatës elektorale ta mbajnë në këtë palestër. PDK kishte bërë kërkesë të mbaj takim në ora 14:00 ndërkaq Ideali i Bekim Jasharit në ora 18:00. Por kërkesa e PDK së nga Qeverisja e Bekim Jasharit u refuzua. Lidhur me këtë refuzim ka reaguar dhe PDK në Skenderaj.

PDK në Skenderaj thotë se: Sot me shumë se kurrë qeverisja e Bekimit është në panik!

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj, njofton të gjithë qytetarët e Skenderajt, dhe më gjerë se sot është shkelur Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikës e Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, nga pushteti aktual në komunën e Skenderajt.

PDK dega Skenderaj kërkesën e saj për mbajtje të tubimt përmbyllës e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Nacionale dhe Ligjin për zgjedhjet lokale dhe poashtu bazuar në Rregullorën Zgjedhore Nr. 13/2013.

E njoftojmë opininon publik se Dega e PDK-së në Skenderaj, në mënyrë të ligjshme, dhe duke respektuar të gjitha rregullat, ka bërë kërkesë për mbajtjen e tubimit përmbyllës elektoral në Palestrën e Sportit në Skenderaj.

Kërkesa jonë është aprovuar nga Komisoini Komunal i Zgjedhjeve dhe nga Policia e Kosovës, por është refuzuar njëanshëm dhe kundërligjshëm, nga komuna e Skenderajt.

Kjo po ndodhë pikërisht në kohën e përmbylljes së fushtatës elektorale.

Qeverisja në shkuarje në Komunën e Skenderajt, duke parë atmosferën e humbjes së tyre dhe fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosoves, në mënyrë arbitrare ka cenuar të drejtën tonë për organizimin e tubimit përmbyllës elektoral.

Ky veprimi i qeverisjes aktuale të Skenderajt është bërë për të krijuar huti të pa nevojshme, duke na detyruar të ndërrojmë vendin e mbajtjës së tubimit përmbyllës me qytetarë.

Duke parë rrethanat në të cilat është duke u bërë fushatë në Skenderaj, me presione të vazhdueshme nga rivalët tanë politikë në pushtet dhe fitoren bindëse të PDK-së dega jonë ka vendosur që të mos kundërshtojë as këtë proces të njëanshëm duke zhvendosur orën dhe vendin e mbajtjes së tubimit përmbyllës.

Tubimi ynë përmbyllës do të mbahet me 15 tetor në restorant “Freskia”, në ora 20:00.

Pushteti në ikje mund të na i mbyll palestrat dhe hapësirat tjera publike, mund të marrë përkrahje politike edhe nga Vetëvendosje, por nuk mund ta ndalë vullnetin dhe besimin e qytetarëve të Skenderajt, për fitoren e madhe të PDK-së më 17 tetor, sepse PDK nuk thyhet.

Të nderuar qytetar të Skenderajt,
Ju ftojmë për maturi gjatë këtyre orëve sa kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve.
Ju ftojmë gjithashtu të mos bini pre e provokimeve që mund të bëhen nga palët tjera.

Urime fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës më numrin 177!
#PDK177FadilNura
#PDKNUKTHYHET

- Advertisement -

MË TË FUNDIT