Komuna e Skenderajt ndërron drejtorin e arsimit dhe të urbanizmit, këta janë drejtorët e rinjë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt,  Fadil Nura në bazë të kompetencave dhe autorizimeve ligjore dhe dëshirës për rritje të efikasitetit dhe dinamikës së punës në qeverisjen lokale, ka liruar nga detyra drejtorët e deritashëm Jashar Jushtaku dhe Hasan Shala

Më këtë rast z. Nura ka emëruar drejtorët e rinj në të dy drejtoritë. Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit është emëruar Bekim Latifi, master i shkencave, ndërsa Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj inxhinier i ndërtimtarisë.

Nënkryetari Nura i ka falenderuar ish drejtorët për angazhimin dhe punën e tyre në sektorët përkatës, ndërsa ka kërkuar nga drejtorët e rinj angazhim maksimal dhe efikasitet në punë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT