Komuna e Skenderajt, fton qytetarët e saj në aksion për pastrimin e qytetit

Me rastin e Ditës së Tokës që shënohet me datë 22 prill ditën e merkurë të kësaj jave. Komuna e Skenderajt ka organizuar një aksion pastrimi në bashkëpunim me shkollat e mesme. Komuna e Skenderajt  përmes një njoftimi të lëshuar njofton gjithë qytetarët e kësaj komune për organizimin e aksionit për pastrimin e qytetit, ku njofton qytetarët e saj se aksioni i pastrimit do të filloj në ora 10:00./drenicapress/

Lexojeni me poshtë njoftimin e plotë të Komunës së Skenderajt

Njoftim për Aksion Pastrimi

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Qendren Rinore në Skenderaj, Kompaninë Uniteti, Gjimnazin “Hamëz Jashari”, Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta”, Qendren e Kompetencës  dhe operatorët privat vullnetarë, me rastin e 22 prillit Ditës së Tokës,  organizon Aksion Pastrimi në qytetin e Skenderajt.

 Aksioni mbahet ditën e mërkurë më 22 Prill 2015, me fillim në ora 10:00.

Aksioni i Pastrimit do të përfshijë rrugët dhe hapësirat publike brenda qytetit të Skenderajt.

Luten qytetarët e Skenderajt dhe institucionet tjera publike dhe private që t’i bashkohen këtij Aksioni për pastrimin e qytetit. Ruajtja dhe mirëmabjtja e ambientit është obligim për të gjithë.

Ta ruajmë ambentin për shëndet më të mirë të fëmijëve tanë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT