Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Diaspores organizon këto aktivitete për bashkatdhetarët (FOTO)

Aktivitete të përbashkëta të Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Diasporës kushtuar bashkëatdhetarëve

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur në takim ministrin e diasporës Valon Murati. Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet që po bëjnë të dy institucionet për pritje sa më të mirë të diasporës.

Ministri Valon Murati është interesuar për përgatitjet që ka bërë Komuna e Skenderajt në këtë drejtim dhe për aktivitete kulturore që do të oraganizohen në kuadër të Javës së Diasporës, që mbahet edhe sivjet në javën e fundit të korrikut dhe përkrahet nga Ministria e Diasporës dhe Komuna e Skenderajt.

Nënkryetari Nura shprehu përkushtimin e Komunës së Skenderajt dhe gatishmërinë për pritje sa më të mirë të diasporën gjatë kohës së pushimeve në atdhe. Ai u shpreh i kënaqur më përkrahjen që po u jep Ministria e Diasporës aktiviteteve kulturore kushtuar Javës së Diasporës.

Në takim është diskutuar edhe për procesin e regjistrimit të diasporës.

Komuna e Skenderajt tashmë është gati për të pritur ardhjen e bashkëatdhetarëve si në aspektin e ofrimit të shërbimeve efikase ashtu edhe me aktivitete të ndryshme kulturore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT