Në një njoftim për media Komuna e Skenderajt bënë të ditur se me rastin e shënimit të 34 vjetorit të luftës dhe rënies së Tahir Mehës, Komuna e Skenderajt dhe Instituti i Historisë Ali Hadri në Prishhtinë, më datë 13 maj 2015 organizojnë promovimin e librit “Qëndresa shekullore e familjes-Tahir Meha”, i autorës Prof.Dr. Sabile Keçmezi-Basha.
Ky promovim do të mbahet në Qendren e Kulturës Hasan Prishtina në Skenderaj, më fillim në ora 12:00.
Paraprakisht, duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe tek varri i Tahir Mehës si dhe do të vizitohet kulla e tij në Prekaz../drenicapress/
- Advertisement -