Organizata INPO ka publikuar dy infografika rreth shpenzimeve komunale gjatë pandemisë COVID-19.

Në infografika paraqiten shpenzimet e komunave gjatë blerjes së shërbimeve dhe artikujve si masë mbrojtëse ndaj kësaj pandemie.

Sipas këtij hulumtimi, Komuna e Skenderajt ka pasur çmimet më të lira në kohë pandemie, transmeton Zeri.info.

Të dhënat e paraqitura në infografika janë nxjerrë nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në 15 komuna dhe pasqyrojnë dallimet në çmimet e artikujve dhe shërbimeve të kontraktuara gjatë periudhës së pandemisë COVID – 19. /Zëri