Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ditën e 28 nëntorit e nisën me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në këtë qytet.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ua ka uruar festën të gjithëe shqiptarëve.

“Shënimin e festës së madhe të 28 Nëntorit, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin, Bekim Haxhiu, komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, drejtorë, asambleistë, staf komunal e qytetarë, e filluam me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në sheshin e qytetit tone”.

“Urime 28 Nëntori! Festa e flamurit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi dëshmorëve e martirëve të lirisë!”,ka shkruar Jashari