Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në 19 komuna të Kosovës.
Ndër to është edhe kryeqyteti, për të cilin garojnë Shpend Ahmeti nga VV dhe Arban Abrashi nga LDK.
Në orët e para të mëngjesit është parë se si në lagjen ‘Emshir’ kanë nisur disa punime, ani pse ato ishin ndaluar ditë më parë nga Komuna e Prishtinës.
Një banor i kësaj lagjeje, për Periskopin ka dërguar fotografi dhe video, dhe po i njejti ka pohuar se ditë më parë punimet aty ishin ndaluar.
Kujtojmë që gjatë fushatës ka pasur raste të shumta kur nëpër komuna kanë nisur punimet e ndërtimet, kjo për të marrë votën e qytetarëve më lehtë./Periskopi/
Video Player
00:00
00:00
- Advertisement -