Komuna e Prishtinës s’blen mobile të reja, por ia qep shtofin atyre në zyrën e kryetarit

Komuna e Prishtinës do të bëj një investim në vlerë 350 euro në kabinetin e të parit të kryeqytetit. Në këtë zyrë do të bëhet qepja me shtof i mobileve me montim, shkruan Ndërtimi.info

Kontratën për furnizim-qepja me shtof i mobileve me montim në kabinetin e kryetarit Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar me kompaninë fituese të tenderit “Roni-Qa” nga Prishtina. Kjo kontratë është nënshkruar më 09 nëntor 2017.

Për të njëjtën kontratë interesim kishin shprehur gjithsej tri kompani, ndërsa çmimi më i lartë i ofruar kishte kap shifrën 560 euro.