Komuna e Prishtinës fillon rrënimin e shtëpive të braktisura (Foto)

Sot, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës,  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në lagjen “Tophane” nisi aksionin ku u rrënua një shtëpi e braktisur dhe e mbushur me mbeturina, duke vazhduar edhe në Stadiumin e Qytetit, për të rrënuar një objekt të pashfrytëzuar te WC-se publike.
Komuna e Prishtinës do të vazhdoje me identifikimin dhe rrënimin e shtëpive të braktisura dhe të objekteve të ndryshme, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe rrezik për qytetaret, marre parasysh se ka shume të tilla në kryeqytet.
“Është e papranueshme situata që sot kemi në Prishtinë me shtëpi të braktisura dhe të djegura dhe të mbushura me mbeturina të ndryshme. Tash e tutje çdo shtëpi që identifikohet, që është e braktisur dhe paraqet rrezik për shëndetin publik është subjekt i Inspektoratit dhe do të bëhet rrënimi dhe pastrimi i atij territori “ tha drejtori i Inspekcionit Xhelal Svecla.
Sipas tij,  rastet më të rënda deri tani janë në lagjen “Tophane”, “Kodra e Trimave” dhe në lagjen “Kacallart”. Aksione te tilla do te vazhdojnë çdo dite, ne bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit dhe Drejtorinë e Pronës, derisa mbetjet e këtyre shtëpive do të largohen dhe do të sistemohen.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT