Komuna e Mitrovicës së Jugut mirëmban rrugët në veri!

 

Banorët e lagjeve veriore “Ligina e Doktorëve” dhe “Kroi i Vitakut”, kanë kërkuar intervenimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe  Shpëtim të Komunës në pjesën jugore të qytetit, për të ndihmuar në largimin e dheut që kishte rrëshqitur dhe pengesat e krijuara në rrugën e re të asfaltuar që lidh këto lagje, të cilën e kishte ndërtuar dy vite më parë kjo Komunë, e jo ajo e veriut, të cilës i takojnë këto lagje.
Dheu ka rrëshqitur në një segment të gjatë të rrugës dhe me gjithë kërkesën e banorëve drejtuar organeve komunale në Mitrovicën e veriut, atje nuk ka intervenuar askush. Duke parë këtë gjendje, Drejtoria e Emergjencës nga komuna e Mitrovicës ka premtuar se do të angazhohet që të largoj dheun dhe të liroj rrugën për qarkullim normal të automjeteve.
Drejtori i i drejtorisë, Musa Dragaj ka vizituar këtë rrugë dhe ka kontaktuar me banorët që i kanë shprehur shqetësimin për rrëshqitjen e dheut dhe pengesat që ka krijuar ajo në qarkullimin e banorëve të këtyre lagjeve.
“Nëse nuk  intervenojnë organet përgjegjëse të komunës në veriu, atëherë ne do të angazhohemi që të hapim rrugën dhe të mundësojmë qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugën që lidh këto dy lagje” ka thënë Dragaj.
Kjo nuk është hera e parë që pushteti aktual në Mitrovicën e veriut bënë selektime dhe nuk iu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të banorëve jo serbë në lagjet matanë Ibrit, gjë që detyron komunën e Mitrovicës që të intervenoj dhe të ju dal në ndihmë qytetarëve të këtyre lagjeve.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT