Komuna e Mitrovicës prezanton biznesetë në Panairin Ndërkombëtar për Komuna dhe Biznese në Bursa të Turqisë (Foto)

 

Komuna e Mitrovicës po merrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar për Komuna dhe Biznese në Bursa të Turqisë.
Komuna e Mitrovicës po përfaqësohet nga Nasuf Aliu, drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mimoza Abrazhda, Koordinatore e AKB për Regjionin e Mitrovicës, Eroll Zekerija-Nënkryetar për komunitete në Komunën e Mitrovicës, Besnik Kaleci-përfaqësues biznesi dhe konsulente si dhe Sadije Jashari, zyrtare për integrime.
Sipas drejtorit Nasuf Aliu, në Bursa po zhvillohen takime dhe vizita të shumta për të prezantuar bizneset tona, për t’i afrimuar sa më shumë ato.
“Me këtë rast po zhvillohen takime dhe vizita me vlerë mes Komunës së Mitrovicës dhe Komunave tjera nga Kosova dhe Ballkani në përgjithësi e po ashtu edhe mes Komunës dhe bizneseve prezentuse. Është një mundësi e mirë për t’i bërë reklamë qytetit tonë për t’i nxitur invesitorët e jashtëm që të investojnë në Mitrovicë”, ka thënë Aliu për DrenicaPress.
Në këtë Panair Ndërkombëtar po merr pjesë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila po prezanton Gjakovën, si një mundësi e mirë për t’i prezantuar bizneset gjakovare.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT