Komuna e Mitrovicës mbështetë bletarët me 15 mijë euro

 

Pas nënshkrimit, ditë më parë, të marrëveshjes në mes të Komunës së Mitrovicës, përkatësisht kryetarit Agim Bahtiri dhe kryetarit të Shoqatës së bletarëve ,,Poleni”, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit, Nasuf Aliu, ka zhvillua takimin e punës të radhës me Sabri Hazirin dhe Faik Hajdarin, drejtues të shoqatës së bletarëve.
Në këtë takim u diskutua mbështetja e parashikuar për sivjet nga Drejtoria e Bujqësisë për sektorin e bletarisë, me projekte të ndryshme, në vlerë prej mbi 15 mijë euro. Mes tjerash u diskutuan modalitetet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikuesit për mbështetje.
“Biseduam me drejtuesit e shoqatës “Poleni” lidhur me subvencionet që janë parashikuar për sektorin bletar, përkatësisht përcaktimin e kritereve, synimin që duhet arritur dhe modalitetet për mbështetjen e fermerëve me bletë”, tha drejtori Aliu, duke shtuar se “një nga kriteret bazë duhet të jetë numri i caktuar i familjeve me bletë si dhe përvoja në menaxhimin me to”.
Gjatë takimit, nga të dy palët u vlerësua qasja që po aplikohet për herë të parë, ku Komuna dhe shoqëria civile, në këtë rast përmes shoqatës bletare, po krijojnë projekte bujqësore së bashku, në drejtim të zhvillimit të këtij sektori shumë të rëndësishëm.
Drejtori Aliu dhe përfaqësuesit e shoqatës “Poleni” u pajtuan që edhe komisionet vlerësuese dhe trajnimet të bëhen në harmoni reciproke dhe që çdo aktivitetet dhe sfidë nga ky sektor, të trajtohet seriozisht dhe të ofrohen zgjedhje imediate, pasi bletaria vlerësohet si mundësi e madhe për krijim të vendeve të reja të punës, forcimin e ekonomive familjare dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.
Të dyja palët u dakorduan që sa më parë të nisin përgatitjet për finalizimin e këtyre projekteve që do të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenie.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT