Komuna e Drenasit zgjatë orarin e punës në sektorin e gjendjes civile (ofiqarisë)

Komuna e Drenasit më qëllim të ofrimit të shërbimeve më të shpejta për qytetarët tanë në sezonin e verës, përkatësisht për qytetarët të cilët kanë ardhur nga mërgata ka zgjatur orarin e punës deri në orën 18:00, ka bërë të ditur komuna nëpërmjet një njoftimi për media.

Zgjatja e orarit të punës në sektorin e gjendjes civile (ofiqarisë) është edhe në kuadër të memorandumit të nënshkruar nga Kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku me Ministrinë e Diasporës z.Valon Murati.

Më këtë rast ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se zgjatja e orarit të punës fillon nga 1 korriku deri në fund të gushtit. Zgjatja e orarit të punës behët në të gjitha zyret e gjendjes civile; qendra në Komunë, Komoran, Arllat, Tërstenik, Dobroshec dhe Abri e Epërme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT