Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, sot ka mbajtur manifestimin për zgjedhjen e sportistëve me të dalluar të vitit 2020.

Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Drejtoresha e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, klubet sportive, sportist, e zyrtarë komunal.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shqipe Zogu, duke ju uruar mirëseardhje në aktivitetin festiv përmbyllës për sportin në Drenas, falënderoi për kontributin e dhënë për sportin, sukseset e arritura, donatoret për mbështetje, derisa theksoi se mbështetja e komunës do të vazhdoj edhe në vitin 2021.

“Viti që po mbyllim gjithsesi që ishte sfidues për shkak të situatës pandemike që shkaktoj virusi COVID-19. Në lidhje me këtë dua të shpreh mirënjohje për ju komunitetin sportiv që respektuat masat anti covid duke e ruajtur shëndetin publik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim klubet tona me subvencione, por edhe duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive në komunën tonë”, tha mes të tjerash drejtoresha Zogu.

Sportisti më i mirë i vitit 2020 është shpallur Astrit Thaqi, futbollist i Klubit Feronikeli dhe klubi më i mirë KF “Feronikeli” në Drenas.Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe mjekër

Ndërsa, në 10-shën e sportistëve më të mirë të vitit janë ranguar:

2. Kushtrim Kastrati- henbollist në Kh “Drenica”

3. Liridon Elshani- futbollist në KF “Drenasi”

4. Edmond Bucolli – K.Boksit ,,Drenasi’’ Drenas

5. Edi Dvorani, Klubi i Shigjetarisë “Qendresa”

6. Albert Bujupi, shahist në KSH “Drenasi”, meshkuj

7. Siglinda Gashi- KV “Gryka”, femrat

8. Lirigzona Bajrami, volejbolliste në KV “Feronikeli”, femrat

9. Adea Zariqi – shahiste në K.Shahut ,,Drenasi’’ femrat Drenas

10. Blerton Nuhaj- alpinist në K.Ngjitjes “Ketrat”.

Ndërsa, trajner i vitit është shpallur “Faruk Elshani- Kf “Ferronikeli”.

Klubi i vitit Kf “Feronikeli”

Sportisti më me perspektivë për vitin 2020, Islam Rrustemi nga Kf “Feronikeli”

Punëtori më i dalluar sportiv, Erlind Krasniqi nga Kf “Feronikeli”

Gjyqtar më të mirë janë shpallur Getoar dhe Gent Bujupi-Hendboll

Mësimdhënësi më i mirë është shpallur Zeqir Hasi, profesor në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Nxënësi/ja sportist i vitit: Djellëza Krasniqi dhe Laurent Xhylani.

Me mirënjohje dhe falënderime janë nderuar boksieri Sherif Morina, kampion në kategorinë 64 kg në WBC dhe Besart Morina, atlet, notar.

Ndërsa, veteranët e sportit janë zgjedhur Fazile Thaqi-Dervishi-ish hendbolliste, Gëzim Bujupi-ish futbollist, Fatmir Gashi-ish futbollist, Xhevat Heta-ish henbollist, dhe shahisti Fatmir Qorri.

Për kontributin e vecantë në zhvillimin e sportit- Donator është nderuar Naser Ramaj nga Kf “Feronikeli”.

Çmimet për sportistët me të dalluar të vitit 2020 janë përzgjedhur nga Komisioni Vlerësues, i përberë nga kryetari i Komisionit, Shpend Bogiqi, dhe anëtarët, Laureta Thaqi, Mehdi Ademi, Enver Hoxha, Ferat Qorri, Shyqyri Bublaku dhe Mehdi Bunjaku.