Komuna e Drenasit radhitet në vend të parë, ja arsyeja

Zyra e auditorit të përgjithshëm ka radhitur Komunën e Drenasit në vendin e parë sipas indikatorëve të performancës.

Ani pse Komuna e Drenasit nga ana e auditorit të përgjithshëm ka marrë opinionin e pamodifikuar, që nënkupton opinionin me të mirë të mundshëm, në aspektin e performimit, bazuar në indikatorët e performancës, është radhitur komuna më e mirë në nivel vendi, transmeton Koha.net.

Zyra e auditorit të përgjithshëm, përveç auditimin që bën në pasqyrat financiare në zbatimin e ligjshmërisë, në tre vitet e fundit bën edhe auditimin e organizatave buxhetore në aspektin e mënyrës së shfrytëzimit të parasë publike, permes indikatorëve të perfomrancës.

Në vitet paraprake për nga indikatorët e performancës Komuna e Drenasit çdo herë ka qenë në mesin e komunave më të mira në nivel vendi, kurse për vitin 2015, për nga indikatorët e performancës së vlerësuar nga ana e ZAP-it, Drenasit renditet në vendin e parë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT