Komuna e Drenasit-qytetarëve të saj: Mos u shqetësoni në tri ditët e ardhshme

Në tri ditët e ardhshme duke filluar nga nesër në Drenas do të zhvillohet një ushtrim i FSK, Policisë së Drenasit dhe shumë institucioneve brenda dhe jashtë komunës së Drenasit.

Komuna e Drenasit nëpërmjet një njoftim bënë të ditur se:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Drenasit se Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, (FSK) batalioni III-të për reagim të shpejtë dhe me Ndërmarrjen e “Ferronikelit, si dhe me të gjitha institucionet në nivel Komunal, Organizon Ushtrimin fushor me titull “Ujku 17”, që do të mbahet me datën 28-29-30 qershor 2017, prej orës 8.00 deri në ora 16.00 për zyrtarët komunal dhe 24 orë për FSK-në.

Në këtë ushtrim fushor do të marrin pjesë FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, Drejtoritë Komunale, AME-ja , Njësia e zjarrfikësve në Drenas, Njësia e zjarrfikësve të Ferronikelit, Kryqi i Kuq, Shtëpia e Shëndetit në Drenas, qytetarë, mysafir të ftuar nga Qendra dhe media.

Ushtrimi fushor do të mbahet në lokacionet e Ndërmarrjes së Ferronikelit dhe në Drenas, ndërsa dislokimi i FSK-së do të behet ne Poklek të Ri.

Andaj njoftojmë qytetarët e Drenasit të mos ndihen të shqetësuar nga ky ushtrim dhe kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre.

Ju falënderojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim!

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

MË TË FUNDIT