Komuna e Drenasit planifikon të ndërtoj fusha sportive në këto shkolla

Njëra nga mungesat me të cilat po ballafaqohen një numër i objekteve shkollore në komunën e Drenasit, është edhe mungesa e terreneve sportive.

Për të përmushur këtë boshllëk, komuna e Drenasit këtë vit ka planifikuar që me mjete vetanake të ndërtoj gjatë terrene sportive në gajshtë objektet shkollore.

Fushat sportive po planifikohen të ndërtohen në shkollën e “Migjeni” të fshatit Baicë, në shkollën “Bajram Curri” në fshatin Nekoc, në shkollën “Shotë Galica” në fshatin Tërdec, në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, si dhe në shkollën “Zenel Hajdini” në Tërstenik.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT