Pas përfundimit të raundit të parë të  vlerësimit  të performancës së komunave në kuadër të  Grantit të Performancës  – Mjedis i Pastër  i  lansuar nga  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga  “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit”, (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ) Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur  Komunën e Drenasit në vendin e tretë me gjithsej 82 pikë dhe me këtë rast ka ndarë  grantin në vlerë 171,615.00 euro.

Vlerësimi është bërë  duke u bazuar në  tre kritere të qasjes, për tre  indikatorë të qeverisjes se mirë  si dhe për tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.

Ky është edhe një sukses i  punës së mirë dhe transparente të komunës së Drenasit, punë e cila tashmë  po  shpërblehet me shumë grante.

Kujtojmë se Granti i Performancës – Mjedis i Pastër  u lansua në shkurt të këtij viti.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar të gjitha grantet që janë ndarë nga Ministritë e ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare. /Drenica Press/