Sukseset e shqiptarëve të Kosovës po vazhdojnë dita ditës.
Erza Muqolli nga Zabeli i Ultë i Komunës së Drenasit ka arritur suksese të mëdha në garën ““Franca ka një talent të pabesueshëm 2015” në Francë. Me zërin e saj arriti të mahnit jurinë e kësaj gare.
Për këtë sukses të saj, komuna e Drenasit do të organizoj një pritje për Erzën. Kjo pritje do të bëhet nesër, e hënë (09.02.1015) në sheshin “Fehmi Lladrovci” nëse e lejojnë kushtet atmosferike, në të kundërtën i gjithë aktiviteti do të zhvendoset në sallën e Kulturës në Drenas. Bëhet e ditur se do të ketë edhe disa pika kulturore të cilat mbeten në befasi, si për Erzën ashtu edhe për publikun e Drenasit.
- Advertisement -