Përfundon vlerësimi i dëmeve nga vërshimet, raportet dërgohen në nivel qendror

Njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit, janë përcjellë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, komisionet u janë përgjigjur kërkesave për vlerësimin e dëmeve sipas kërkesave të banorëve, të cilat janë përcjellë në nivel qendror për kompensimin e tyre.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që në fillim ka formuar komisione të cilat menjëherë janë angazhuar në teren për të vlerësuar dëmet në ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturë publike.

Në këtë link gjeni raportet e vlerësimit;

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/raportet/?fbclid=IwAR0syJe2JlAb3y7dplDdP-Bn06lqPXko-D2EvQdh4Y9g4sVU79cOjROjWSc