Komuna e Drenasit e gatshme për fillimin e fushatës së korrje shirjes

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës së korrje shirjeve.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Skënder Hasi, ka treguar se sektori që ai udhëheq është i gatshëm të filloj fushata e korrje shirjeve.

“Pasi që tani jemi në fazën përfundimtare të kohës së pjekjes së drithërave të bardha dhe duke pas parasysh rendësin e procesit të korrje-shirjeve, në Komunën e Drenasit ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në mënyrë që ky proces të realizohet sa me më sukses”.

Fillimisht kemi formuar komisionin i cili do të monitoroj fushatën e korrje shirjeve dhe kemi koordinuar të gjitha aktivitetet me subjektet që janë të involvuar në këtë proces, si: Ministrinë e Bujqësisë, auto-kombajnerët dhe fermerët”,  ka thënë drejtori Hasi,  thuhet në një njoftim të komunës.

Këtë vit në Komunën e Drenasit janë të mbjelluara afër 4200 hektar me drithëra të bardha dhe për kryerjen e fushatës së korrje shirjes do të marrin pjesë 65 autokombajna me pronar nga Komuna e Drenasit.

Komisioni Komunal do të bëjë vlerësimin e pjekjes së grurit në terren dhe do të rekomandoj që mos të fillohet me korrje aty ku nuk është pjekur drithi sepse do të këtë ulje të rendimentit si dhe prezencë më të madhe të lagështisë.

Komisioni do të raportoj çdo ditë për ecurinë e fushatës së korrje shirjes. Vlen të potencohet se pas takimit të të gjitha drejtorive komunale në MBPZHR janë akorduar që për këtë vit të rekomandohet që çmimi i korrje-shirjes të jetë 100 euro për ha. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT