Komuna e Drenasit do të mbulojë shpenzimet e varrimeve

Kryetari i ri i Degës së Bashkësisë Islame në Drenas, z. Valon Bequku, ka vizituar Komunën e Drenasit dhe ka takuar kryetarin e Komunës, z. Nexhat Demakun, të cilit ia ka dhuruar librin e shenjtë, Kuranin.

Demaku ka falënderuar z. Bequku për vizitë dhe ka njoftuar për të arriturat e Komunës. Po kështu, e ka vënë në dijeni edhe për projektin që ka Komuna për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, i cili do të nisë së realizuari brenda vitit.

Nga ana e tij, z. Bequku ka njoftuar kryetarin Demaku për punën e Bashkësisë Islame në Drenas. Ai ka thënë se është me rëndësi për qytetarët bashkëpunimi i ndërsjellë mes Komunës dhe Bashkësisë Islame. Në fund të takimit Demaku dhe Bequku janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin mes dy institucioneve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT