Komuna dhe IADK nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve

     

     

    Komuna e Mitrovicës dhe Iniciativa për Zhvillim e Bujqësisë së Kosovës (IADK), kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e bashkëfinancimit në projektin mbështetës të kuzhinave shkollore, trajnime të fermerëve dhe për kultivimin e bimëve që përdoren në mjekësi.

    Kryetari Bahtiri ka përgëzuar zyrtarët e IADK-së për punën e deritashme në mbështetjen e bujqësisë, që është prioritet edhe i qeverisjes komunale krahas mbështetjes së fermerëve për forcim dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

    Sipas projektit, parashikohet që të ndërtohen dy kuzhina për nxënësit në dy shkolla pilot të Mitrovicës, trajnim nga ekspertët për fusha të ndryshme në bujqësi, si dhe mbështetjen në mbjelljen e sipërfaqeve me kultura të rigonit të bardhë, mjedrës  dhe specit në fushën e hapur për 9 fermerë të kësaj komune.

    Projekti në përgjithësi do të kushtojë rreth 35 mijë euro, IADK do kontribuoj me 25 mijë euro, komuna me 9.400 euro, ndërsa vetë përfituesit me nga 350 euro.