Drejtoresha e Agjensionit për Zhvillim Rajonal Veri (AZHRV), Rreze Duli me bashkëpunëtorë, është pritur të premten pasdite nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte zhvillimi ekonomik i rajonit të Mitrovicës, me theks të posaçëm i Komunës së Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri ju ka thënë mysafirëve se bashkëpunimi ndërmjet komunave të rajonit të Mitrovicës dhe AZHRV-së duhet të intensifikohet, në mënyrë që zhvillimi ekonomik i këtij rajoni të jetë i suksesshëm.
Ai ka thënë se AZHRV-ja duhet t’i njoftoj me kohë komunat me mundësitë që BE-ja ofron për zhvillimin e tyre përmes mbështetjes së bizneseve ët ndryshme që ofrojnë projekte atraktive, të cilat krijojnë vende të lira pune.
Kryetari Bahtiri edhe në bisedë me drejtuesit e AZHRV-së tha se ka qenë mirë që BE-ja të përfshij edhe Mitrovicën në skemën e ndarjes së grandeve në shumë prej 8.5 milionë euro për komunat që administrohen nga serbët në veri të vendit, andaj edhe kërkoj nga ata që në takimet me zyrtarët Zyrës së BE-së në Kosovë, të kërkojnë trajtimin e Mitrovicës me prioritet.
Drejtoresha e AZHRV-së, Rreze Duli, theksoi edhe në këtë takim bashkëpunimin e mirë me komunën e Mitrovicës, duke shtuar se qëllimi i AZHRV-së është që të ndihmoj zhvillimin e ekonomik të rajonit të Mitrovicës, ku Komuna e Mitrovicës do të ketë mundësi qëtë kërkoj mbështetje për realizmin e projekteve të ndryshme, mbështetje e cila nuk do t’i mungoj.
Zonja Duli, tha në vazhdim se AZHRV-ja është në fazën e identifikimit të nevojave të komunave, në mënyrë që grandet që do të ndahen nga Zyra e BE-së në Kosovë vërtetë të jepen për p[projekte atraktive që mundësojnë zhvillim dhe punësim.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi, Nasuf Aliu, foli për rëndësinë e bashkëpunimit të mirëfilltë të Komunës me AZHRV-në, duke theksuar se me rastin e realizimit të projekteve të ndryshme, duhet të kihet kujdes në ruajtjen e tokës bujqësore dhe moslejimi i tjetërsimit të saj. Ai tha se do të ishte mirë që të formohet ndonjë këshill ose forum për zhvillimin ekonomik të rajonit të Mitrovicës.
- Advertisement -