Drejtuesi i Kompanisë “Agro-Universal Im”, Marjan Gjorchev dhe pronari i kompanisë “Magiq”, Petkovski Marjan, nga Maqedonia, janë pritur të premten nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nga i cili kanë kërkuar bashkëpunim në fushën e biznesit.
Me këtë rast ata e kanë informuar kryetarin Bahtiri për biznesin e tyre që e zhvillojnë në Maqedoni, e që ka të bëjë me gjëra ushqimore, ndërkohë që kanë shpreh interesim për të investuar edhe në Kosovë, në hapjen e një fabrike ku do të bëhej paketimi i produkteve të tyre, që do të mundësonte punësimin e qytetarëve të këtushëm.
Bahtiri, tha se biznesi nuk njeh kufij dhe se do të shqyrtoj mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim, por fillimisht shprehu dëshirën të vizitoj bizneset e tyre në Maqedoni, me çka u pajtuan edhe mysafirët.
Gjatë takimit, u fol edhe për mundësinë e bashkëpunimit edhe në qështje të tjera, kryesisht për produkte ushqimore, aty ku ka hapësirë dhe mund të krijohen lidhje për bashkëpunim.
- Advertisement -