Kompania me renome botërore British Airways ka filluar nga sot me fluturimet edhe për në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Aeroporti “Adem Jashari” përmes një njoftimi në Facebook.
“Heathrow – Prishtine – Heathrow, do të jetë ky destinacioni që nga sot e për tre muaj rresht, do të lidhë udhëtarët tanë, përmes njërës ndër kompanitë me renome botërore British Airways, me moton “To Fly, To Serve”. Destinacioni i Heathrow, nuk ishte shërbyer asnjëherë më parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, por nga 4 Korrik 2020 do të operoj fluturimet e rregullta çdo të shtunë” thuhet në njoftim.
- Advertisement -