Kolshi pas rinovimit falenderon klubin dhe tifozët për mbështetje

 

 

Gardiani i KF Feronikelit dhe më i miri i Superligës, Granit Kolshi, ka vazhduar edhe për një vit kontraten me kampionët.

Ai në një postim në Facebook ka njoftuar për rinovimin  e kontratës dhe ka falenderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen.

“Sot vazhdova kontraten time me KF Feronikelin per te gjashtin vit me radhe. I falenderoj kryesine , tifozet e Feronikelit dhe qytetaret e Drenasit per perkrahjen e vazhdueshme dhe per besimin qe ju e kishit dhe vazhdoni ta keni per mua. Une jam gati per ta ndihmuar klubin e Feronikelit dhe qe ti perserisim sukseset e vitit qe lame pas. Ju faleminderit !. Me respekt Granit Kolshi”, përfundon urimi i Kolshit./Drenicpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT