Kolegji holandez ndihmon shkollën “Xhevat Jusufi” në Vidishiq

 

Nxënësit dhe profesorët e Kolegjit “Raayland”, në qytetin Venray të Holandës, kanë ndihmuar me pajisje teknologjike dhe të tjera nxënësit e Shkollës së mesme të Ulët “Xhevat Jusufi”, në Vidishiq të Shalës së Bajgorës.
Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni nga profesori i kolegjit të lartpërmendur, Cornelis Sonnemans, shkollës në Bare, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtoresha e arsimit të komunës, Ajmane Barani, si dhe iniciatori i organizimit të këtij donacioni, Safet Shala, nga Vidishiqi i Shalës së Bajgorës, dikur nxënës i kësaj shkolle.
Profesor Sonnemans, tha se populli i Kosovës nuk i ka merituar gjithë ato vuajtje gjatë dekadave të fundit. “Por, sidoqoftë, tani vuajtjet akne kaluar dhe Kosova po ec përpara, po zhvillohet dhe pë e ndërton ardhmërinë e vet. Natyrisht se në këtë rrugë ka plotë vështirësi, andaj duke i parë problemet me të cilat po ballafaqohen këtu qytetarët, shumë individ, institucione dhe qytetarë holandez, kanë ndihmuar në forma të ndryshme qytetarët e këtushëm”, ka thënë ai.
Sonnemans në vazhdim tregoi, se para të filloj të organizoj ndihma për shkolla, ka organizua ndihma për qytetarë me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale. “Tani kemi ndihmua këtë shkollë. Këto janë ndihma të grumbullua nga nxënësit e profesorët e Kolegjit ku unë punoj, “Raayland” dhe nga qytetarët ku shkolla është e vendosur. Meritë ëpr këtë ka edhe bashkëvendësi i juaj, Safet Shala, i cili punon në kolegj. Nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë të grumbullojmë edhe ndihma të tjera për këtë, shkollat tjera dhe për qytetarë”, tha ai.
Ai tha se është shumë i gëzuar që po i takon nxënësit dhe arsimtarët e këtushëm, të cilët po bëjnë punë të mirë dhe të cilët padyshim se meritojnë mbështetje edhe më të madhe. “Jam shumë i gëzuar që po e takoj këtu edhe kryetarin e komunës, e që është hera e parë që takoj një kryetar komune me rastin e dorëzimit të donacioneve, e që kanë qenë të shumta në shumë vende të botës. Kjo flet për respektin dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar shkollën”, tha Sonnemans.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili edhe vet ka jetuar me vite të tëra në Holandë, tha se ndihma e kolegjit “Raayland”, është e mirëseardhur dhe do të thotë shumë për nxënësit dhe profesorët e këtushëm. “Kjo ndihmë është edhe më e vlefshme, kur po shihet se është organizuar nga nxënësit, profesorët e punëtorët tjerë të kolegjit, si dhe qytetarët e Venrayt. Ne i falënderojmë shumë për këtë dhe për respektin që kanë ndaj nesh”, tha ai.
Edhe drejtoresha e arsimit, Ajmane Barani, falënderoi profesorin Sonnemans për donacionin e dhuruar dhe e garantoj atë se do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. Safet Shala, që prej 20 vjetësh jeton në Venray të Holandës, tregoi për mënyrën se si janë organizuar ndihmat nga nxënësit dhe arsimtarët e kolegjit, duke thënë se ko është bërë me dëshirë dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Ai tha se në të kaluarën ka organizuar ndihma ët ndryshme për qytetarë dhe se nuk do të ndalet së ndihmuari vendlindjen e tij, sa herë që këtë mund ta bëjë. Safeti njoftoi se të enjten, më 300.04.2014, do të ndihmohet edhe Shoqatë e të pagjeturve në Mitrovicë. Fjalë miradije pati edhe drejtori i shkollës, Smajl Hajdari, i cili tha se shkollës i akne munguar dhe i mungojnë ende kushtet e duhura për punë më të mirë, por që sigurisht se këto ndihma e kanë përmirësuar këtë gjendje.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT