Kofiskohen produkte jo të sigurta ushqimore në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ka konfiskuar produkte jo të sigurta ushqimore në Skenderaj. Në njoftimin e komunës thuhet:

Inspektorët komunalë, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në produkte të mishit pa deklaracion (jo të sigurta për konsumatorin), përkatësisht në “Viva Fresh Store”, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij.

Ndërsa, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt bënë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT