Kodi i Thaçit, s’ka më lista zgjedhore me të akuzuar

Kosova do ta iniciojë një kod i cili nuk do të lejonte që njerëz me aktakuza të futen në lista zgjedhore të partive politike e rrjedhimisht as në institucione.

Kështu u ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, parlamentarëve europianë të cilët po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

 Ky delegacion, i kryesuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, ka zhvilluar një takim me Thaçin, pasi që janë takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Presidenti ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës drejt Bashkimit Europian dhe për dialogun e brendshëm politik.

Delegacioni i parlamentarëve europianë do të takohet më vonë edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosvoës, Kadri Veselin dhe më pas do të zhvillojnë një takim pune të Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT