Koci: Vendimi ndaj Kadaj-Bujupit i padrejtë, veprimet e opozitës të pamatura

Avokati i deputetes Donika Kadaj-Bujupi, Arianit Koci ka reaguar pas vendimit për paraburgim prej 30 ditësh për klienten e tij. Ai e ka quajtur këtë vendim të padrejtë derisa veprimet e opozitës sipas tij janë të pamatura.
Reagimi i plotë i Arianit Kocit në Facebook:

Një veprim i gabuar dhe i pambështetur mbi ligjin, i organeve të drejtësisë, siç është rasti me arrestimin e klientes sime deputetes Kadaj – Bujupi, nuk i jep të drejtë askujt, e as kolegeve të saj partiakë e opozitarë, që të bëjnë veprime të pamatura.

Thellësisht jam i bindur se vendimi gjyqësor duhet të jetë i drejtë, i bazuar mbi ligjin dhe mbi të gjitha – duhet të jetë propocional.

Fatkeqēsisht, kjo nuk ka ndodhur sot.

Vendimi i sotëm nuk ka kontribuar as në forcimin e sundimit të ligjit, e as në qetësimin e situatës politike. Prandaj, besoj që kam bazë të fuqishme ligjore që të ushtroj ankesë.

Unë, si avokat që beson në shtetin e Kosovës, do të pērpiqem që ta dëshmoj me forcën e ligjit, se arrestimi i klientes sime është i padrejtë.

Do të duhej qē edhe politika, nē këtë rast pushteti e opozita, të më lejojnē që këtë punë ta bëjë sipas ligjeve tē Repubikës së Kosovēs.

Dhuna nuk është zgjidhje për Kosovën – dhuna është rrënim i Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT