Avokati Arianit Koci ka thënë se nga shtatori i këtij viti, nuk ka interpretim juridik që ia ndalon Albin Kurtit të bëhet Kryeministër, raporton Express

Koci ka shkruar në Facebook se nëse Lëvizja Vetëvendosje i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit dhe vendosë që Albin Kurti të jetë kandidat për Kryeministër, çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

“Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese. Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale. Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti. Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër”, ka shkruar Koci.

Statusi i plotë i Kocit:

Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti

– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidojë në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;

– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.

Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.

Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.

Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.

Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeçar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.

Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër.