Klubi më i trofeshëm nga Skenderaj KV Drenica, kërkon ndihmë financiare

Klubi më i trofeshëm në Skenderaj KV Drenica në këto momente po gjendet në probleme të mëdha financiare. Ky klub përmës një postimi në facebookun e klubit dhe të cilin postim na ka dërguar edhe portalin tonë Drenica Press, bënë thirrje për ndihmë financiare, sepse klubi KV Drenica edhe pse me shumë suksese të arritura dhe një përbërje të lojtarëve me cilësi të lartë, ku të gjithë lojtarët vijnë nga qyteti i Skenderajt, ata tani gjenden në një pozitë të vështirë financiare. Andaj ata kërkojnë t’i ndihmojnë në aspektin financiare si nga Kuvendi Komunal në Skenderaj dhe nga të gjithë bizneset në Skenderaj./drenicapress/

Ja postimi i plotë i KV Drenicës për ndihmë financiare

“Të nderuar qytetarë, të nderuara struktura udhëheqëse, të nderuar biznismen dhe bashkatdhetarë të Komunës së Skenderajt,
Po e paraqesim këtë shqetësim permes kësaj informate publike, me qëllim të informimit të opinionit të gjerë të komunës së Skenderajt se Klubi ynë më i trofeshëm në Kosovë KV “DRENICA” ka ardhë në pozitë shumë të pa favorshme dhe janë para SFIDES “TË JESH APO TË MOS JESH”.
Është momenti kur do të duhej të finalizohej ky moment dhe ta fitonimtitullin e merituar, por përkundër perkushtimit të madh të ekipit, në mumgesë të mbështetjes minimale financiare janë në rrezik të shuarjes si klub.
Arsyet qe po ndodh një gjë e tillë nderlidhen kryekput me mbeshtetjen materiale e cila ju mungon.
I thërrasim strukturat komunale dhe njerzit e vullnetit të mirë që ti mbeshtesim këta sportist qe ta vazhdojnë rrugen e sukseseve, ngase qyteti ynë pikë referente nder tjerash e ka po ketë klub sportiv me të cilin komuna ynë mburret tash e 15 vite.
Kerkojmë nga njerzit kompetent dhe i lusim qe ta ndihmojmë klubin tonë të zemres dhe krenarinë tonë – disa herë Kampion të Kosovës dhe po ashtu edhe fitues të Kupës se Republikës së Kosoves.
Perndryshe Klubi ynë më i trofeshëm është në rrezik shuarje.
Kërkojmë ndihmë dhe mbeshtetje.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT