Klubi kroat refuzon 3.5 milion euro për sulmuesin shqiptar

 

Ofertë e çmendur në drejtim të Rijekës për Bekim Balajn. Një ekip gjerman ka ofruar 3.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Mediat kroate raportojnë për interesimin e një skuadre të huaj që ka kërkuar prej kohësh informacione për sulmuesin që është afruar vetëm në janar te kjo skuadër.

Sipas “Novilist.hr”, thuhet që një ekip i huaj ka bërë një ofertë konkrete për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, por drejtuesit e Rijekës, në bisedime edhe me vetë lojtarin, e kanë refuzuar një ofertë të tillë. Sipas mediave kroate është një vlerësim mjaft i mirë për lojtarin që ka arritur të ambientohet mjaft mirë me ekipin që në muajt e parë të transferimit në kampionatin kroat. Në 15 paraqitje që Balaj ka bërë me Rijekën gjatë këtij sezoni në Kroaci, ka arritur që të shënojë 9 gola. Sulmuesi shkodran ka qenë me të vërtetë i rëndësishëm me golat e tij për ekipin, duke u bërë edhe udhëheqësi i tyre. Sipas mediave kroate pranë skuadrës së Rijekës, për momentin Balaj është një lojtar shumë i rëndësishëm, duke qenë se ndeshjet eliminatore për Europa Ligë janë shumë pranë dhe gjithashtu starti i kampionatit është gjithashtu pranë, ndaj drejtuesit nuk mund të heqin dorë lehtë nga shërbimet e bomberit shkodran. Balaj u afrua te Rijeka si zëvendësues i një lojtari të madh, Kramariç, dhe muajt e parë me ekipi treguan se 24-vjeçari ka arritur të përballojë me sukses presionin e një zëvendësimi të tillë. Aktualisht, Balaj do të ketë edhe ndihmën e Odise Roshit në këtë skuadër dhe së bashku do të mundohen që të ndihmojnë njëri-tjetrin në arritjen e objektivave që skuadra do të ketë për eliminatoret dhe për sezonin e ri.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT