Trajneri i BVB, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadrës së tij i mjafton vetëm një gol për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Lojtarët kanë marrë leksionet e nevojshme dhe do të tregohen të duruar deri në fund. Neve nuk na duhet të fitojmë 9-0, por më mjafton edhe 1-0. Për ne do të jetë privilegj dhe arritja më e madhe, nëse nuk pësojmë gol nga një ekip si Juventusi.”
“Neve na pret një detyrë herkuliane. Juventusit i mjafton një barazim dhe nuk është ekipi i parë italian që luan për të mbrojtur të paktën rezultatin minimal kualifikues. E kam thënë që Juventusi është makinë rezultatesh. Por, edhe pse kanë dy rezultate, neve na mjafton një”, ka thënë Klopp.
Borussia Dortmund – Juventus luhet sot prej orës 20:45 në “Signal Iduna Park”.
- Advertisement -