Klopp: Juve ishte perfekte

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren dhe se Juventusi është kualifikuar me meritë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Nuk ishim të rrezikshëm. Nëse nuk gjuan, normal që nuk shënon. Çdo minutë kundërshtari fitonte besim dhe ne mbetëm pa të”.
“Juve thjesht ishte më i mirë se ne dhe patën start perfekt”, ka thënë Klopp pas ndeshjes, transmeton koha.net.
Ndërkaq, mbrojtësi i BVB, Mats Hummels, ka deklaruar se goli i parë i Bianconerëve e kishte befasuar skuadrën gjermane.
“Goli i parë i pësuar në fillim ishte tronditës për ne. Gjatë gjithë ndeshjes dështuam të krijojmë raste për gol.
“Në pjesën e dytë humbëm komplet ritmin dhe në fund rezultati ishte i merituar. Nuk mund të themi që ishim në nivel të njëjtë me Juventusin sonte”, ka deklaruar Hummels.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT