Kjo rrugë është e bllokuar në Drenas, shkak asfaltimi i saj

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se sot do të jetë e bllokuar për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në Drenas, shkruan DrenicaPress.

Sipas komunës, kjorrugë do të bllokohet,pasi sot është planifikuar asfaltimin e shtresës së dytë.

Njoftimi i komunës së Drenasit:

Të nderuar qytetarë,
Drejtoria për Infrastrukturë Lokale ka planifikuar asfaltimin e shtresës së dytë të rrugës “Ilaz Kodra”, nesër (02.12.2021), andaj ju njoftojmë se kjo rrugë do të qëndroj e bllokuar deri sa të përfundoj asalftimi.
Kërkojmë nga ana e juaj të shfrytëzoni rrugët e tjera alternative.
Ju faleminderit për mirëkuptim!