Kjo që kanë bërë Zhdrella dhe Doshlaku është e veçantë

Jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe shumë sportist janë besimtarë të devotshëm dhe e agjërojnë muajin e shenjtë.

E ndër shumë sportist, janë edhe Mentor Zhdrella dhe Lulzim Doshlaku të Feronikelit.

Që të dy kanë luajtur të shtunën kundër Teutës në Durrës dhe nuk e kanë prishur agjërimin, shkruan Infokusi.com.

Madje, Mentor Zhdrella ka qenë fantastik në fushë dhe ka zhvilluar njërën prej ndeshjeve më të mira që nga ardhja te skuadra nga Drenasi.

Ai ishte i pakapshëm për futbollistët e Teutës dhe shpeshherë vetëm me ndërhyrje të palejueshme arrinin të ndalnin.

Feronikeli arriti ta mposht Teutën me rezultat 1-0 me golin që e shënoi Blerand Kurtishaj.

Ndërkaq, brenda 10 ditëve, pritet që në Drenas, Feronikeli të luaj ndeshje miqësore me Tiranën./Infokusi.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT