Sipas një njoftimi për media nga KEDS bëhet e ditur se sot një pjesë e Drenicës do të mbetet pa energji elektrike, transmeton Drenica Press.
KEDS thotë se me datë 20.04.2016 në NS 220/35 kV Feronikeli prej orës 12:00-12:05 do të bëhet shkyçja e daljeve 35 kV të zbarrave I. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët e Drenasit që furnizohen nga nënsatcioni 35/10 kV Drenasi.
Arsyeja e shkyçjes: testimi i kyçjes automatike të ndërpresit të fushës lidhëse 35kV me simulim të ndërprerjës së tensionit të furnizimit nga LP 2300 – 220kV nga NS Drenasi-220kV dhe testimi i mbrojtjes diferenciale të zbarave I – 35kV./drenicapress/
- Advertisement -