Kjo pamje ka prekur gjithë botën!

Ky imazh është shpërndarë në mënyrë virale në internet, në një kohë shumë të shkurtë. Në të shihet një mashkull, i cili ha i vetmuar një hamburger, gjersa vazhdimisht mendon duke shikuar në një fotografi në tryezë.

Personi në moshë ka zbuluar se ajo është fotografia e bashkëshortes së tij të ndjerë, me të cilin u kurorëzua 55 vjet më parë, ndërsa ajo vdiq në vitin 2009, transmeton Telegrafi.

Klientëve kureshtarë ky burrë u rrëfeu se bashkëshorten e tij e kishte takuar në moshën 17-vjeçare. Ata humbën kontaktin kur ai shkoi në luftë, ndërsa familja e saj u zhvendos në Kaliforni.

Kur u kthye nga lufta, ai kaloi 10 vjet duke e kërkuar vajzën për të cilin ishte i sigurt se ishte shpirti i tij binjak. Një ditë shkoi tek një rrojtore në Kaliforni, ku kuptoi se vajza e berberit është ajo të cilën ishte duke e kërkuar tashmë 10 vjet. Ai u entuziazmua po ashtu, kur mësoi se edhe ajo i kishte kaluar dhjetë vitet e fundit duke e kërkuar.

Ata nuk humbën më shumë kohë dhe shumë shpejt u kurorëzuan. Jetuan të lumtur bashkë, gjatë 55 vjetëve të martesës.

Që nga koha kur gruaja i vdiq, ky zotëri mban me vete një fotografi të saj kudo që të shkon. Gjithmonë para se të bije në gjumë, ai e puth atë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT