Kjo ndodh nëse ngacmon ndonjë ushtar të Gardës së Mbretëreshës [video]

Një video e publikuar në rrjete sociale ka dhënë leksion se nuk duhet bërë shaka me ushtarët e Gardës së Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar.

Ata mund të duken krejt të parrezikshëm, me kapelat e tyre dhe veshjen e pastër me shumë finesë, por nuk duhet harruar se ata janë burra me armë që mbrojnë Mbretëreshën, transmeton Koha.net.

Një turist aziatik e ka përcjellur njërin nga ushtarët e gardës hap pas hapi, por duke e parë se ai nuk po e shqetëson, ka zgjatur dorën dhe e ka prekur në krah.

Ushtari i gardës është spostuar dhe ka drejtuar armën drejt turistit duke e përcjellur me një bërtimë ku thoshte: “Qëndro larg nga Roja e Mbretëreshës!”.

Pas publikimit të kësaj video, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se veprimi i ushtarit ka qenë i përshtatshëm dhe nuk do të merret asnjë masë ndaj tij.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT