Kjo është shuma që skuadra angleze Hull City për Muriqin

E ardhmja e reprezentuesit të Kosovës, Vedat Muriqit te Lazio tashmë është e vulosur dhe, sipas “Il Messaggero”, klubi i Lotitos është në kërkim të zgjidhjes së duhur për ta shitur sulmuesin e kombëtares së Kosovës në një kohë të shkurtër.

Për momentin, oferta e vetme për sulmuesin ka ardhur nga Hull City, i cili ka vënë në tavolinë 10 milionë euro, për kartonin e qendërsulmuesit, por lojtari nuk është i bindur nga destinacioni dhe do të preferonte të rikthehej në Turqi.

Lazio edhe në këtë rast do të humbiste 8 milionë euro, në krahasim me shifrën që shpenzoi për ta sjellë ish-lojtarin e Teutës e Besës në Olimpico nga Fenerbahçe.

Gjithsesi vështirë se do të pranojë ofertën e Hull City, pasi dëshira e madhe e lojtarit është që të rikthehet në Turqi.