Deontay Wilder dhe Luis Ortiz do të përballen pasnesër në orët e para të mëngjesit.

Në duelin që pritet të marrë vëmendjen botërore të mediave, tashmë është afruar shumë, teksa janë mësuar shumica e detajeve, shkruan GazetaBlic.

Padyshim, ajo që u intereson simpatizuesve të këtij sporti është edhe shuma që do ta kenë të sigurtë, të dy bokserët.

Wilder do të përfitojë hiç më pak se 3 milionë euro, kurse kundërshtari i tij 1.5 sosh.

Padyshim ky është vetëm starti i të ardhurave, pasi shuma në përgjithëse varet nga shitja e biletave, marrëveshjet e marketingut dhe ato me televizionet, që mësohen më vonë.

Në meçin e kaluar, Wilder përfitonte 1.5 milionë para ndeshjes. Kujtojmë se në ndeshjen me Furyn i kishte të garantuara 4 milionë, por që ai arriti të fitonte plotë 14 milionë në fund.